• e hënë, 23 dhjetor 2024

Galant ka informuar Ostinin për sulmet ndaj Hezbollahut

Galant ka informuar Ostinin për sulmet ndaj Hezbollahut

Tel Aviv, 23 shtator 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrotjes Joav Galant deklaroi se ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes Lojd Ostin për pasojat e sulmeve ajrore të armatës izraelite kundër Hezbollahut në Liban dhe për zhvillimin e situatës në kufirin verior të Izraelit në Liban. 

"Ministrit i përcolla vlerësimin tim të situatës në lidhje me kërcënimet e Hezbollahut dhe e informova për operacionet e Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) që synojnë dobësimin e aftësisë së Hezbollahut për të nisur sulme kundër civilëve izraelitë", thekson Gallant në rrjetin X.

Siç shtoi, ai ka biseduar gjithashtu edhe për situatën më të gjerë rajonale dhe kërcënimet nga "Irani dhe përfaqësuesit e tij".

Armata izraelite njoftoi se herët këtë mëngjes kreu dhjetëra sulme ajrore në Libanin jugor dhe u bëri thirrje banorëve të rajonit që të evakuojnë urgjentisht shtëpitë dhe objektet e tjera ku grupi militant Hezbollah ruan armë.

IDF-ja po kryen sulme "të gjëra" ndaj caqeve të Hezbollahut në Libanin jugor, raporton "Tajms of Izrael".

Vala e fundit e sulmeve ajrore erdhi pasi Hezbollahu hodhi më shumë se njëqind raketa në veri të Izraelit, disa prej të cilave ranë pranë qytetit të Haifës.

Izraeli u përgjigj duke nisur qindra sulme ajrore kundër objektivave të Hezbollahut. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR