• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Galant: IDF-ja ka rezultate "të rëndësishme" në Gazë, por "paguajnë çmim të lartë"

Galant: IDF-ja ka rezultate

Tel Aviv, 31 tetor 2023 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi se forcat izraelite të mbrojtjes po arrijnë rezultate "të rëndësishme" gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës, por gjithashtu "po paguajnë çmim të lartë".

"Po vendosim forca në një shkallë të gjerë, thellë në Rripin e Gzës", u tha Galant ushtarëve nga njësitë elitare të forcave ajrore Shaldag.

"Ka beteja kundër forcave që veprojnë në Gazë dhe rezultatet dhe arritjet në fushën e betejës janë shumë të larta. Për fat të keq, në luftë ka edhe çmime, ndërsa atë ditëve të fundit kanë qenë të larta", tha Galant. 

Megjithatë ai shtoi se pavarësisht gjithçkaje, IDF-ja është e vendosur të vazhdojë dhe të fitojë.

IDF-ja njoftoi se dy ushtarë u vranë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë në luftimet e ashpra të ditës së sotme në Gazë dhe për shkak se u vranë terroristët "të shumtë". qa/

Foto: Ministria izraelite e Mbrojtjes

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR