• e diel, 22 dhjetor 2024

Galant e shtyu takimin me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Llojd Ostin

Galant e shtyu takimin me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Llojd Ostin

Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant e shtyu udhëtimin në SHBA të planifikuar për këtë javë, dhe takimin e planifikuar me homologun e tij amerikan Llojd Ostin, njoftoi Pentagoni.

"Ne jemi informuar se ministri Gallant do të shtyjë udhëtimin e tij në Uashington. Sekretari Ostin mezi pret të takohet me të së shpejti", deklaroi për gazetarët zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Sing, pa dhënë një arsye për anulimin.

Mediat izraelite, duke cituar "burime të njohura me situatën", thanë se kryeministri Benjamin Netanjahu kishte urdhëruar që Gallant të shtynte udhëtimin derisa të fliste me presidentin amerikan Xho Bajden, ndërsa gjithashtu edhe derisa qeveria izraelite të miratonte përgjigjen e saj ndaj sulmit raketor iranian javën e kaluar.

Sing tha se Uashingtoni konsultohet me izraelitët për përgjigjen e tyre në sulm, kur Irani lëshoi rreth 200 raketa balistike ndaj Izraelit. 

"Ende bisedojmë me ata për përgjigjen e tyre. Vetëm nuk do të spekuloj më shumë si mund të duket kjo", tha Sing. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR