• e premte, 20 dhjetor 2024

Galant: Do të arrijmë te çdo terrorist dhe do ta eliminojmë

Galant: Do të arrijmë te çdo terrorist dhe do ta eliminojmë

 Tel Aviv, 17 tetor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant sot ka paralajmëruar se vendi do të arrijë te çdo terrorist dhe do ta eliminojë.

 Këtë e dekaroi në një kohë kur spekulimet po shtohen se lideri kryesor i Hamasit ekstremisti palestinez, Jahja Sinvar, është vrarë në një operacion ushtarak në Gazë. Një funksionar anonim konfirmoi për Kanal 12 se Sinvari ishte eliminuar.

Galanti në X postoi fotografi të ish-udhëheqësit ushtarak të Hamasit, Muhamedd Deif dhe liderit të Hezbollahut libanez, Hasan Nasrallah, të vizatuara me një shkronjë të kuqe x, së bashku me një fotografi të tretë të errësuar, gjithashtu të vizatuar, një aludim i dukshëm të Sinvarit.

 Ndërkohë, kabineti i kryeministrit izraelit Benjanmin Netanjahu bëri të ditur se ka urdhëruar sekretarin e tij ushtarak t'i informojë familjet e pengjeve se nuk ka shenja se njëri prej tyre u plagos në incidentin e fundit në Gazë, ku u vra një ekstremist që i ngjante shumë Sinvarit.

Në rrjetet sociale qarkullojnë fotografi  të një ekstremisti të vrarë për të cilin struktura e sigurisë izraelite beson të jetë lideri i Hamasit Sinvar.

 Që nga fillimi i luftës në Gazë para një vit, është raportuar se Sinvar është rrethuar me pengje izraelitë për të siguruar veten dhe një zyrtar i lartë amerikan deklaroi së fundmi se ky ishte një vlerësim edhe i presidentit amerikan Xhozef Bajdenit.

Armata izraelite është ende duke verifikuar nëse ekstremisti që u vra së fundmi nga ushtarët izraelitë është vërtet Sinvari, duke shtuar se në ndërtesën ku u gjet trupi i të vdekurit nuk ka pasur pengje.

 

QËNDRONI TË LIDHUR