• e hënë, 23 dhjetor 2024

Galan: Izraeli nuk është i interesuar për luftë në frontin verior, por nëse Hezbollahu sulmon - do të paguajë një çmim shumë të lartë

Galan: Izraeli nuk është i interesuar për luftë në frontin verior, por nëse Hezbollahu sulmon  -  do të paguajë një çmim shumë të lartë

Tel-Aviv, 15 tetor 2023 (MIA)  -  Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galan sot  deklaroi se Izraeli nuk ka interes të zhvillojë luftë në frontin verior dhe se nëse Hezbollahu libanez përmbahet, atëherë Izraeli do ta mbajë situatën përgjatë kufirit ashtu siç është. 

"Nuk kemi interes të luftojmë në veri. Ne nuk duam përshkallëzim. Por, nëse Hezbollahu zgjedh rrugën e luftës, për atë do të paguajë një çmim shumë, shumë të lartë. Megjithatë, nëse përmbahen, ne do ta respektojmë këtë dhe do ta mbajmë situatën ashtu siç është", tha Galan, duke konfirmuar se ka pasur shkëmbim zjarri në kufirin me Libanin. 

 Javët e fundit ka pasur shkëmbime sporadike të zjarrit në kufirin izraelito-libanez, që i riti druajtjet se luftimet me Hamasin në Gazë mund të kthehen në një konflikt më të gjerë, raportojnë mediat britanike.

Pasdite në veri të Izraelit u dëgjuan sirenat, prë shkka t së cilës banorët hynë në strehimore, ndërsa armata tha se kishte hasur pesë nga nëntë raketat e lëshuara nga Libani. 

 Forcat e mbrojtjes së Izraelit u përgjigjën me një sulm artilerie në vendin nga i cili u hodhën raketat në Liban.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR