• e hënë, 09 mars 2026

G7 thërret takim urgjent për naftën pas rënies në bursë

G7 thërret takim urgjent për naftën pas rënies në bursë

Londër, 9 mars 2026 (MIA) - Grupi i shtatë demokracive kryesore industriale (G7) do të mbajë sot një takim urgjent mbi rritjen e çmimeve të naftës, pasi ato tejkaluan 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve ranë për shkak të përshkallëzimit të luftës midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Ministrat e financave nga vendet kryesore të industrializuara do të takohen këtë pasdite për të diskutuar pasojat ekonomike të konfliktit.

Çmimet globale të naftës kanë arritur në gati 120 dollarë për fuçi, mes frikës se mund të ketë një ndërprerje afatgjatë të furnizimit me energji përmes rrugës kryesore të transportit detar - Ngushticës së Hormuzit.

"Fajnenshëll Tajms" raportoi se takimi i G7 do të shqyrtojë mundësinë e një lirimi të koordinuar të naftës nga rezervat strategjike, në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë.

Një ndërprerje serioze e furnizimit me energji nga rajoni mund të çojë në rritje të çmimeve për konsumatorët dhe kompanitë në të gjithë botën.

Rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë zakonisht transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit, por trafiku përmes këtij kalimi të ngushtë është ndalur pothuajse plotësisht që kur filloi lufta një javë më parë. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR