• e shtunë, 23 nëntor 2024

G7 në deklaratën përfundimtare premton sanksione kundër kompanive kineze që ndihmuan Rusinë

G7 në deklaratën përfundimtare premton sanksione kundër kompanive kineze që ndihmuan Rusinë

Bari, 14 qershor 2024 (MIA) - Vendet e G7 do të ndërmarrin veprime kundër institucioneve financiare kineze që ndihmuan Rusinë të siguronte armë për luftën e saj kundër Ukrainës, sipas një drafti të deklaratës përfundimtare të parë nga mediat perëndimore.

Në draft, liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Japonisë dhe SHBA-së, gjithashtu, premtojnë të vendosin sanksione kundër subjekteve që kanë ndihmuar Rusinë të anashkalojë sanksionet e naftës.

"Entitetet, duke përfshirë dhe institucionet financiare, të cilat lehtësojnë blerjen e artikujve ose pajisjeve nga Rusia për bazën e saj industriale të mbrojtjes mbështet aksionet që minojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës", thuhet në draft deklaratën përfundimtare.

Samiti i G7 po mbahet në vendin për pushime në Borgo Enjacia në rajonin jugor italian Punja. rq/

Foto: ANSA

QËNDRONI TË LIDHUR