• e martë, 24 dhjetor 2024

G-7 me iniciativë investimesh për uljen e ndikimit të Kinës

G-7 me iniciativë investimesh për uljen e ndikimit të Kinës
Berlin, 26 qershor (MIA)- Grupi prej shtatë vendeve më të zhvilluara (G-7) në Samitin e sivjetmë në Elmau zyrtarisht ka iniciuar partneritet global infrastrukturor dhe investues, qëllimi i së cilës është  të ulë ndikimin kinez në vendet në zhvillim. Programi G-7 është përgjigje e të ashtuquajturës nismës kineze “Rripi dhe rruga” që sipas përfaqësuesve perëndimor i vendos vendet në një kurth borxhi me investime që janë më shumë në interes të Kinës se sa vendet ku ajo investon. Shtëpia e Bardhë njoftoi se nisma synon të kanalizojë 200 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, me shuma të ngjashme nga aleatët e G-7 për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Parashihet që pjesa më e madhe e financimit të jetë nga sektori privat dhe fondet e zhvillimit global, jo drejtpërdrejtë nga paratë e taksapaguesve. Sipas SHBA-së nisma e mbështetur nga G7 promovon investime të përgjegjshme qëllimi i së cilës është të jenë në interes të komuniteteve ku janë vendosur. Mes iniciativave të para janë investimet prej 2 miliardë dollarë në një fermë solare në Angola në Afrikën Jugperëndimore, 320 milion dollarë për ndërtimin e një spitali në Bregun e Fildishtë, Afrikën Perëndimore dhe 40 milion dollarë për të promovuar tregtinë rajonale energjetike në Azinë Juglindore. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen ka thënë se G-7 ofron "infrastrukturë cilësore të qëndrueshme" dhe se do t’i "dëgjojë me kujdes" vendet në zhvillim.  

QËNDRONI TË LIDHUR