G7: Kremlini po përdor RT-në dhe SDA-në për polarizim dhe dobësim të shoqërisë
- Media shtetërore ruse RT (ish "Rasha tudej") dhe kompania TI "Agjencia për dizajn social" (SDA) me taktika të rrejshme po polarizojnë dhe dobësojnë shoqëritë në interes të Kremlinit, bën të ditur Mekanizmi për reagim të shpejtë të G7 (G7 PPM).
- Post By Fami Bajrami
- 11:28, 17 janar, 2025
Bruksel, 17 janar 2024 (MIA) - Media shtetërore ruse RT (ish "Rasha tudej") dhe kompania TI "Agjencia për dizajn social" (SDA) me taktika të rrejshme po polarizojnë dhe dobësojnë shoqëritë në interes të Kremlinit, bën të ditur Mekanizmi për reagim të shpejtë të G7 (G7 PPM).
Mekanizmi thekson se kumtesat e fundit nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Kanadaja zbulojnë se Kremlini po financon dhe drejton "përpjekjet e fshehta" të këtyre dy entiteteve për të minuar shoqëritë përmes përhapjes së dezinformimit global dhe fushatave të ndikimit.
"RT dhe SDA përdorin taktika të rrejshme për të shfrytëzuar çështjet sociale dhe politike për polarizim dhe dobësim të shoqërive, për të minuar dhe delegjitimuar qeveritë e zgjedhura dhe për të avancuar interesat dashakeqe të Kremlinit”, theksohet në komunikatë.
Sipas G7, këto aktivitete përfshijnë tërheqjen e vëmendjes nga krimet e kryera dhe krizat humanitare të shkaktuara nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës.
"G7 PPM me seriozitetin më të madh shikon çdo ndërhyrje të huaj dhe manipulim të informacionit. Anëtarët e G7 PPM do të vazhdojnë të hedhin dritë mbi këto aktivitete keqdashëse, të cilat mund të përfshijnë veprime armiqësore kibernetike të sponsorizuara nga shteti, operacione psikologjike dhe informative dhe ndikim të fshehtë", theksohet në komunikatë.
G7 thekson se që nga fillimi i saj, ajo është e fokusuar në kundërshtimin e dezinformatave të sponsorizuara nga shteti i huaj dhe promovimin e qëndrueshmërisë së shoqërive ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit të informacionit dhe kundërshtimin e aktiviteteve dashakeqe.
Përveç anëtarëve të G7 - Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja, SHBA dhe Franca në aktivitetin e mekanizimit si vëzhgues janë përfshirë edhe Australia, Zelanda e Re, Holanda, Suedia, si dhe NATO.
Foto: arkivi i MIA-s