• e diel, 22 dhjetor 2024

G7 janë të shqetësuar për përforcimin e arsenalit bërthamor kinez

G7 janë të shqetësuar për përforcimin e arsenalit bërthamor kinez

Hiroshimë, 19 maj 2023 (MIA) - Zgjerimi i shpejtë i arsenalit bërthamor në Kinë është arsye për "shqetësim për stabilitetin global dhe rajonal", deklaruan liderët e G7 sot pas takimit për çarmatimin bërthamor në qytetin japonez Hiroshima.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Stokholmit për Studime të Paqes (SIPRI), Kina i ka 350 municione luftarake dhe është larg pas Rusisë (4.477) dhe SHBA-së (3.708). Por, Pekini mund t'i ketë 1.500 prej tyre deri në vitin 2035, sipas raportit të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes të publikuar në nëntor.

"Përhapja e shpejtë e arsenalit bërthamor kinez, pa transparencë dhe dialog më të rëndësishëm është arsye për t'u shqetësuar për stabilitetin botëror dhe rajonal", thuhet në kumtesën e liderëve të G7.

Presidentët e shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale, të cilat sot i nderuan 140.000 viktimat e bombës bërthamore të hedhur në Hiroshimë në vitin 1945, e dënuan "retorikën e papërgjegjshme ruse, duke e dënuar planin për shpërndarjen e armëve bërthamore në Bjellorusi si të rrezikshëm dhe të papranueshëm".

Në të njëjtën kohë, ata e paralajmëruan Korenë e Veriut të qëndrojë larg "provokimeve" dhe i bënë thirrje Iranit që "të ndalojë përshkallëzimi bërthamor".

Kjo është hera e parë në takimin e samitit të G7 të jepet deklaratë për çarmatimin bërthamor.


foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR