• e diel, 22 dhjetor 2024

G7 i bën thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

G7 i bën thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Hiroshima, 20 maj 2023 (MIA) - Grupi i shtatë vendeve më të pasura në botë (G7) sot i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj partnerit të saj strategjik Rusisë për ta ndërprerë luftën kundër Ukrainës.

Në kumtesën e përbashkët, liderët e G7 kanë theksuar se nuk dëshirojnë t'i shkaktojnë dëm Kinës dhe se kërkojnë marrëdhënie konstruktive dhe stabile me Pekinin, duke e cekur rëndësinë e angazhimit të sinqertë.

"I bëjmë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që ta ndal agresionin e saj dhe menjëherë, plotësisht dhe pa kusht t'i tërheq forcat e saj nga Ukraina", thuhet në kumtesë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR