• e diel, 22 dhjetor 2024

G7: Deri vitin 2050 zero emision të gazrave të dëmshëm në komunikacionin rrugor

G7: Deri vitin 2050 zero emision të gazrave të dëmshëm në komunikacionin rrugor

Hiroshima, 20 maj 2023 (MIA) - Në samitin në Hiroshima, liderët e G7 e konfirmuan përkushtimin e tyre për dekarbonizim të lartë të sektorit rrugor deri në vitin 2030, me qëllim që të arrihet zero emision të gazrave të dëmshëm në komunikacionin rrugor deri në vitin 2050.

Në kumtesën e G7 thuhet se deri në viitn 2035 e më tej, është e domosdoshme të ndërmerrem aktivitete të ndryshme, duke përfshirë edhe miratimin dhe implementimin e politikës së orientuar ndaj rritjes së shitjes deri 100 për qind ose diçka më pak të automjeteve me zero emision të gazrave të dëmshëm.

Kjo politikë, siç thuhet në kumtesë, përfshin aktivitete për rritjen e qëllimit që 100 për qind të automobilëve të rinj deri vitin 2035 të jenë automobilë elektrikë me infrastrukturë të zhvilluar, si dhe vendosjen e derivateve neutrale, duke përfshirë derivate të qëndrueshme bio dhe sintetike. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR