G7 dakordon draft-deklaratë për Izraelin dhe Iranin, por Trampi me gjasë nuk do ta nënshkruajë
- Liderët e shteteve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) kanë arritur marrëveshje për draft -deklaratë të përbashkët në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, por ajo ende nuk është miratuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
- Post By Fami Bajrami
- 18:47, 16 qershor, 2025
Otavë, 16 qershor 2025 (MIA) – Liderët e shteteve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) kanë arritur marrëveshje për draft -deklaratë të përbashkët në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, por ajo ende nuk është miratuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.
Sipas televizionit amerikan "Si-bi-es njuz" (CBS News), Trampi nuk do ta nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-ës.
Sipas draft-deklaratës, G7 bën thirrje për qetësimin e konfliktit, por thekson se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes. Gjithashtu theksohet se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore. Draft-dokumenti bën thirrje për mbrojtjen e civilëve nga të dyja palët, bën thirrje për promovimin e paqes dhe monitorimin e vazhdueshëm të aktiviteteve iraniane.
Takimi i sotëm i liderëve të G7 në Kanada është nën hijen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe shqetësimet rreth lëvizjeve të Trampit.
foto: arkivi i MIA-s