• e hënë, 23 dhjetor 2024

G7 bëri thirrje për zbatimin dhe zgjerimin e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi

G7 bëri thirrje për zbatimin dhe zgjerimin e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi

Tokio, 23 prill 2023 (MIA) - Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara ekonomikisht (G7) bëri thirrje sot për "vazhdimin, zbatimin dhe zgjerimin e plotë" të marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas nga portet në Detin e Zi, kumtuan ministrat e bujqësisë nga vendet anëtare të grupit.

Marrëveshja e mëparshme u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia dhe u nënshkrua në Stamboll korrikun e kaluar, duke lejuar Ukrainën të eksportojë më shumë se 27 milionë tonë drithë nga disa porte të saj të Detit të Zi.

Rusia megjithatë ka njoftuar se nuk do të lejojë zgjatjen e marrëveshjes. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR