• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërvalla-Shvarc për "Dojçlandfunk": Do të ketë luftë nëse komuniteti ndërkombëtar vazhdon të tolerojë Serbinë

Gërvalla-Shvarc për

Prishtinë, 2 tetor 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka paralajmëruar mundësinë e shpërthimit të një lufte të re, në rast se, siç tha ajo, komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë me të njëjtin qëndrim ndaj Serbisë si më parë.

Gërvalla ka thënë për mediumin publik gjerman "Deutschlandfunk" se Serbia dëshiron ta bëjë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.

"Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë për çështje territoriale në Bruksel", tha Gërvalla, duke shtuar se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat.

Shefja e diplomacisë kosovare deklaroi se sistemimi i ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën është e ngjashme me sjelljen e Rusisë ndaj Ukrainës para pushtimit, dhe retorika dhe veprimet e Serbisë janë shumë të ngjashme me ato të Rusisë.

"Nuk ka pasur kurrë një përqendrim të tillë të ushtarëve vitet e fundit. Armët që kanë atje, tanket - kjo na jep një ndjenjë të keqe, sepse ne nuk e dimë se si do të përgjigjet komuniteti ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse është edhe më e rëndësishme të merren hapat e nevojshëm", tha Gërvalla për "Dojçlandfunk", e cila është një nga mediat e radios shtetërore gjermane. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR