• e diel, 22 dhjetor 2024

Gërkovska: Pa përfshirjen e sektorit civil nuk mund të ketë luftë efektive kundër korrupsionit

Gërkovska: Pa përfshirjen e sektorit civil nuk mund të ketë luftë efektive kundër korrupsionit

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Sektori civil është një vëzhgues i rëndësishëm i punës së çdo qeverie dhe për këtë arsye roli i tyre ka një rëndësie të madhe për çdo sistem demokratik. Raporti i shtetit, pra institucioneve qeveritare ndaj sektorit civil është pasqyrë e pjekurisë demokratike të një shoqërie. Masa efektive kundër korrupsionit mund të kemi vetëm nëse edhe sektori civil është përfshi në krijimin, zbatimin dhe kontroll të tyre,theksoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska në Forumin global për shoqërinë civile.  

Forumi, siç informojnë nga Pres shërbimi qeveritar i cili bashkoi sektorin joqeveritar, por edhe përfaqësues të qeverive nga e gjithë bota, organizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin (UNODC), si më para - ngjarje në Konferencën e vendeve nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Korrupsionit (UNCAK) në Atlanta, SHBA, e cila fillon punën nga sot.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska mori pjesë në panelin që i kushtohej mbrojtjes dhe mbështetjes së shoqërisë civile në përpjekjet për tu përballur me korrupsionin.

"Ballafaqimi me korrupsionin është një sfidë, jo vetëm për Maqedoninë e Veriu, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por në nivel global. Pikërisht për këtë, përmes krijimit të politikave afatgjate dhe të qëndrueshme, me përfshirjen e të gjithë faktorëve social, veçanërisht të sektorit civil, mund të arrijmë rezultate konkrete", theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska. Ajo shtoi se qytetarët në Maqedoninë e Veriut tregojnë gjithnjë e më pak tolerancë ndaj korrupsionit, që është një sinjal i mirë dhe një detyrim edhe më i madh për autoritetet që të ndërmarin hapa konkret për t'u përballur me këtë.

Ajo theksoi në sektorin civil në Maqedoninë e Veriut ka ekspertizë të shkëlqyeshme, veçanërisht në fushën e korrupsionit në prokurimet publike, si dhe në gjendjen në gjyqësor dhe kjo është me rëndësi të madh për politikëbërësit dhe vendimmarrësit. Ajo thekson se është shumë e rëndësishme të merren parasysh specifikat e shtetit institucioneve dhe shoqërisë gjatë krijimit të masave. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi masa efikase dhe të synuara mirë.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska prezantoi edhe Forumin e grave lidere të Evropës Juglindore për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion i cili është themeluar me iniciativën e saj dhe që paraqet një platformë rrjetëzimi për gratë lidere nga rajoni, të cilat me punën e tyre kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë fushë , por edhe një platformë mbështetëse për të gjithë ata që për shkak të pakompromisit dhe profesionalizmit të tyre iu nënshtruan sulmeve joparimore.

Përveç zëvendëskryeministres Gërkovska, në panel morën pjesë edhe Izabela Korea, sekretare e integritetit publik të Zyrës së kontroll të përgjithshëm nga Brazili, Ketakandriana Rafitson drejtoreshë ekzekutive e Transparenci Interneshënll, Madagaskar si dhe Pusetso Morapedi nga Platforma për mbrojtjen e informatorëve në Afrikë. si/

foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR