• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gërkovska: Barazia gjinore është parim themelor i demokracisë

Gërkovska: Barazia gjinore është parim themelor i demokracisë
Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Kur flasim për barazinë gjinore, flasim për parimet themelore të demokracisë, për të drejtë të zgjedhjes, për lirinë e përcaktimit dhe përfshirjes së grave në të gjitha sektorët dhe proceset shoqërore, tha zëvendës kryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska në konferencë me temë "Gratë dhe digjitalizmi - tejkalim i barrierave, hapje e mundësive për avancimin e barazisë gjinore".
Sipas zëvendës kryeministres, në atë përfshirje nuk guxojmë të jemi dëshmitarë të proceseve të cilat stagnojnë, por digjiltazimi duhet të jetë proces, i cili sjell përparim në të gjitha sferat dhe se kjo paraqet proces shoqëror, e jo politik.
"Transformimi digjital nuk është i rëndësishëm vetëm për shkak të plotësimit të qëllimit strategjik qeveritar për administratë bashkëkohore dhe efikase publike, digjitalizim, i cili jep shërbime të shpejta dhe efikase, është drejtpërdrejtë i lidhur me qëllime tjera, të cilat janë qeveritare, por, janë qëllime që janë interes i shtetit tonë, rritje ekonomike, standard më të lartë, arsim më cilësor, sundim të së drejtës, transparencë dhe zvogëlim të korrupsionit", tha ajo.
Në konferencën, që mbahet sot në organizim të trupit të Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe përforcim të grave (UN Women) dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), fjalim të tyre kanë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit, Vesna Ivanoviq-Kastered, udhëheqëse e Zyres së KB Women në Maqedoninë e Veriut dhe Armen Grigorian, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut.
Pas fjalimeve hyrëse janë paraparë tre panel diskutime, ku do të flitet për krijimin e mundësive për punë - hapjen e rrugës drejt transformimit digjital, pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, sfidat dhe mundësitë, si dhe për veglat digjitale për avancimin e barazisë gjinore. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR