• e premte, 05 dhjetor 2025

Fushata për zgjedhjet lokale në gjysmën e dytë, partitë në garë për besimin e qytetarëve

Fushata për zgjedhjet lokale në gjysmën e dytë, partitë në garë për besimin e qytetarëve

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Në ditën e dhjetë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë me aktivitetet në terren - me tubime dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në disa qytete dhe komuna në shtet.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni sot do t'i prezantojnë kandidatët e tyre në Sopishte, Shuto Orizare, Butel dhe Karposh, ndërsa LSDM vazhdon me fushatën në Dollnen, Krivogishtan dhe Prilep.

E Majta paralajmëroi aktivitete në komunat Aerodrom dhe Qendër, ku do të mbajnë fjalim kryetari i partisë Dimitar Apasiev, kandidati për kryetar të Shkupit Amar Mecinoviq, si dhe kandidatët tjerë për funksione në komunë.

Kandidati i VMRP-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot në mesditë do të mbajë konferencë për shtyp në Komunën e Shuto Orizares.

Konferencë për shtyp do të mbajnë edhe nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, dhe kandidatit për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi. 

Fushata për zgjedhjet lokale përfundon më 17 tetor në mesnatë, pastaj fillon heshta zgjedhore 24 orëshe më 19 tetor. Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor.

Zgjedhjet lokale të vitit 2025 janë të tetat që nga pavarësia e vendit dhe të katërtat për të zgjedhur kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Votimi do të zhvillohet në 3.480 vendvotime për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunalë ose gjithsej 10.490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të votuesve përkatësisht kandidatura të pavarura.

Më së shumti kandidatë për kryetarë komunash ka për Qytetin e Shkupit - gjashtëmbëdhjetë. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR