Fushata për zgjedhjet lokale 2025 hyn në javën e fundit
- Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur do të vazhdojnë edhe sot me prezantimin e programit të tyre si dhe kandidatëve për kryetar komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna të vendit.
- Post By Fami Bajrami
- 07:34, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025 (MIA) - Partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur do të vazhdojnë edhe sot me prezantimin e programit të tyre si dhe kandidatëve për kryetar komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor.
Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna të vendit.
VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të prezantojnë kandidatët e tyre në Rosoman, Gradsko, Llozovë dhe Veles, ndërsa LSDM ka paralajmëruar aktivitete në Bogdanci, Zërnovc, Çeshinovë-Obleshevë, Vinicë dhe Koçan.
Aktivitete janë paraparë edhe nga partitë shqiptare, respektivisht nga VLEN dhe AKI.
Përfaqësuesit e Të Majtës sot do të zhvillojnë takime me qytetarët në Koçan dhe Shtip, ku do të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar komune dhe këshilltarë.
Fushata zyrtarisht përfundon më 17 tetor në mesnatë, pas çka fillon heshtja zgjedhore para votimit më 19 tetor. Raundi i dytë është planifikuar për 2 nëntor.
Foto: MIA