• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fushat në Herson mund të bëhen shkretëtirë pas shkatërrimit të digës Kahovka

Fushat në Herson mund të bëhen shkretëtirë pas shkatërrimit të digës Kahovka

 Herson, 7 qershor 2023 (MIA) - Pasi shpërthimi e shkatërroi digën e madhe Kahovka,  në lumin Dnjepar në jug të Ukrainës, Ministria ukrainase  e Bujqësisë  mbrëmë bëri të ditur se sipas parashikimeve fillestare, pritet të përmbytjen  rreth 10.000 hektarë tokë bujqësore në bregun verior të lumit, në rajonin Herson.

Pritej përmbytjet  të ishin shumë më të mëdha në bregun jugor të lumit, në rajonin nën pushtimin rus, theksohet në kumtesën e Ministrisë, të publikuar në faqen e saj të internetit. 

Informacione të detajuara për dëmet dhe pasojat do të publikohen në ditët në vijim kur ministria të ketë një pasqyrë më të qartë të gjendjes. 

 "Përveç kësaj, katastrofa e shkaktuar nga aktivitetet e njeriut, do ta prishë furnizimin me ujë në 31 sisteme të ujitjes së fushave në rajonet Dnjepropetrovsk, Herson dhe Zaporozhje", bëri të diur ministria.

“Shkatërrimi i hidrocentralit Kahovka do të nënkuptojë se fushat në jug të Ukrainës tashmë vitin e ardhshëm  mund të kthehen në shkretëtira”, shtojnë nga ministria. 

 Furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e populluara, gjithashtu,  do të ishte në rrezik. Në mënyrë shtesë, nga Ministria e Bujqësisë thonë se presin pasoja negative për peshkimin.

Diga u shkatërrua dje herët në mëngjes, në pjesën jugore të Ukrainës, në rajonin Herson, të pushtuar nga Rusia. Kremlini fajësoi Kievin, ndërsa Ukraina dhe shumë vëzhgues perëndimorë janë të bindur se pushtuesit rusë vetë e hodhën në erë digën - me siguri  për të parandaluar një kundërofensivë të planifikuar ukrainase. ar/

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR