• e shtunë, 05 tetor 2024

Funksionarë të lartë të BDI-së realizuan takim me qytetarë të Lubotenit të Shkupit

Funksionarë të lartë të BDI-së realizuan takim me qytetarë të Lubotenit të Shkupit

Shkup, 4 shkurt 2023

Funksionarë të lartë të BDI-së takimin e radhës me qytetarë e realizuan sonte në Luboten të Shkupit.

Në bashkëbisedim me banorët e Lubotenit, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti, morën porosi të qarta për reagim të shpejtë deri në shkarkimin e Artan Grubit dhe ministrave të dështuar që i ka nën kontroll.

Lubotenasit kërkojnë peticion gjithpopullor për shkarkimin e Artan Grubit, si dhe një tubim protestues për t’i treguar se askush nuk e donë.

Nënkryetari i BDI-së Mexhiti, ndërkaq në rrjetet sociale ka paralajmëruar se çdo iniciativë që vjen nga populli, s’ka kush e ndal.

_______________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR