• e martë, 26 nëntor 2024

Funksional sistemi për pagesë të taksës rrugore me një "tag" në Maqeodninë e Veriut dhe Serbi

Funksional sistemi për pagesë të taksës rrugore me një

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Sistemi për pagesë të përbashkët elektronike të taksës rrugore me zbatimin e një "tagu" gjatë udhëtimit në vend dhe në Serbi i kaloi me sukses të gjitha testimet, është e gatshme për përdorim dhe është funksionale, informojnë për MIA-n nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH).

Projekti u paralajmërua në shtetor të vitit 2021 në kuadër të iniciativës "Ballkani i Hapur", ndërsa data e fillimit të zbatimit është 1 korrik i këtij viti.

Do të funksionojë në mënyrë që në vend se të ndalen ose të blejnë kartelë plotësuese, shoferët nga të dy vendet do të mund me një kartelë të paguajnë taksa rrugore edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Serbi.

"Realizimi i projektit Ballkani i Hapur është në fazë përfundimtare, do të bëhet testim dhe kontroll i sistemit, në kohë reale dhe me të dhëna reale. Sistemi i kaloi me sukses testimet, është i gatshëm për përdorim dhe është funksional. Gjatë periudhës së kaluar bëhet përgatitja e integrimit të sistemeve për pagesë të taksës rrugore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë. Po ashtu, bëhej përgatitja dhe përpunimi i mënyrës së sigurtë dhe efikase për realizimin e transaksioneve në të dy vendet. Në integrimin e sistemit u angazhua kuadro që edhe deri tani ka punuar në vendosjen e pagesës elektronike", sqarojnë nga NPRRSH.

TAG-u (transponder me mikrovalë) duhet të regjistrohet (rikonfigurohet) në ueb portalin openbalkan-etc.com

 

Nga NPRRSH theksojnë se me zbatimin e të a.q. "një tag" do të rrit siguria në komunikacion dhe do të zvogëlohet turma në autostrada.

Pas finalizmit të iniciativës për pagesë të përbashkët të taksave rrugore, pjesë e së cilës duhet të jetë edhe Shqipëria, më 31 mars të këtij viti, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ministri serb i Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim për sistemin interoperabil elektronik për pagesë të taksave rrugore, si pjesë të procesit Ballkani i Hapur.

Nga pagesa e taksave rrugore për pesë muaj janë arkëtuar 21,495 milionë euro

Nga taksat rrugore në shtet nga fillimi i vitit, përmbyllur me 31 maj, nga pagesa e taksave rrugore u realizua qarkullim i përgjithshëm prej 1.321.951.952 denarë ose 21.495.154 euro.

Конзорциумот „ЈВ Аселсан-Жикол“ е избран за најповолен понудувач на тендерот на Јавното претпријатие за државни патишта (ЈПДП) за спроведување на проектот за изградба и инсталација на електро

Pagesa elektronike në qarkullimin e përgjithshëm të realizuar nga pagesa e taksave rrugore merr pjesë me prej 30 deri 33 për qind.

Analizat e fundit, duke përmbyllur me vitin 2022 tregojnë se mënyra më e shpeshtë e pagesës së taksave në shtet ende është me para të gatshme, me diçka mbi 55 për qind nga pagesat, pas çka vijon pagesa elektronike me 30 për qind, ndërsa pagesa me kartela 15 për qind.

Sistemi elektronik për pagesë të taksave rrugore në shtet është vedosur në korrik të vitit 2019 në shtatë pikëpagesa në Korridorin 10, ndërsa në vijim është modernizimi me vendosje e sistemit të tillë në pikëpagesat Milladinovci, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar në Korridorin 8. 

Në pikëpagesat në shtet vitin e kaluar është realizuar qarkullim me vlerë 53.242.070 euro, për 6,6 milionë euro më shumë se në krahasim me ato në viti 2021, kur ka qenë 46,6 milionë euro.

Lidija Vellkovska

Foto: MIA arkiv, NPRRSH

 

QËNDRONI TË LIDHUR