Fundoset një anije udhëtarësh në Bali, katër të vdekur, 38 të zhdukur
- Katër persona e kanë humbur jetën, 38 konsiderohen si të zhdukur, ndërsa 23 janë shpëtuar pasi një feribot me 65 persona është fundosur në ngushticën e Balit herët këtë mëngjes, deklaroi një zyrtarë i lartë nga Zyra për kërkim dhe shpëtim në Javën Lindore.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:37, 3 korrik, 2025
Xhakarta, 3 korrik 2025 (MIA) - Katër persona e kanë humbur jetën, 38 konsiderohen si të zhdukur, ndërsa 23 janë shpëtuar pasi një feribot me 65 persona është fundosur në ngushticën e Balit herët këtë mëngjes, deklaroi një zyrtarë i lartë nga Zyra për kërkim dhe shpëtim në Javën Lindore.
Anija, KM Tunu Pratama Xhaja, ka udhëtuar nga porti i Ketapangut, Java Lindore, në portin e Gilimanukut në ishullin Bali, kur u fundos, njoftuan personat zyrtarë.
Hetimi për kërkimin e të zhdukurve është në vazhdim, ndërsa kushtet e këqija të motit e vështirësojnë operacionin e shpëtimit, thuhet në një njoftim. qa/
Foto: EPA