• e mërkurë, 27 nëntor 2024

FT: BE-ja planifikon që javën e ardhshme të suspendojë marrëveshjen me Rusinë për lehtësimin e vizave

FT: BE-ja planifikon që javën e ardhshme të suspendojë marrëveshjen me Rusinë për lehtësimin e vizave
Bruksel, 28 gusht 2022 (MIA) – Bashkimi Evropian ka në plan që javën e ardhshme të suspendojë vlefshmërinë e marrëveshjes me Rusinë për lehtësim të regjimit të vizave, shkruan sot “Fajnenshëll Tajms”. E përditshmja britanike tha se plani për ngrirjen e marrëveshjes së vitit 2007 do ta vështirësojë dhe shtrenjtojë marrjen e dokumenteve të udhëtimit në zonën Shengen për lëvizje të lirë të qytetarëve rusë. Sipas burimeve të botimit në Bruksel, vendimin do ta marrin ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së të martën – ditën e parë të takimit të tyre joformal në Pragë, por do të publikohet të mërkurën. “Është e papërshtatshme që turistët rusë të shëtitën nëpër qytetet tona. (Bashkimi Evropian) duhet të dërgojë sinjal ndaj popullatës ruse se 'operacioni special ushtarak' në Ukrainë është i papranueshëm", tha një burim për gazetën. Gjatë javës, vendet e BE-së në kufi me Rusinë kërcënuan se në mënyrë të njëanshme t’i mbyllnin kufijtë e tyre për turistët rusë, nëse një vendim i tillë nuk miratohet në nivel të BE-së.  

QËNDRONI TË LIDHUR