• e premte, 05 dhjetor 2025

FT: BE-ja krijon një njësi të re inteligjence nën udhëheqjen e fon der Lajen

FT: BE-ja krijon një njësi të re inteligjence nën udhëheqjen e fon der Lajen

Bruksel, 11 nëntor 2025 (MIA) - Komisioni Evropian ka filluar krijimin e një organi të ri të inteligjencës nën udhëheqjen e kryetares Ursula fon der Lajen, në përpjekje për të përdorur më me sukses informacionet e mbledhura nga agjencitë kombëtare të inteligjencës, njoftoi sot "Fajnenshëll tajms".

Njësia që do të krijohet në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit planifikon të punësojë zyrtarë nga i gjithë komuniteti i inteligjencës së BE-së dhe të mbledhë informacione inteligjence për qëllime të përbashkëta, njoftoi gazeta, duke iu referuar katër personave të njohur me planet. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR