FSB: Arrestohen edhe tre të dyshuar për përfshirje në sulmin në sallën e koncerteve "Krokus" në afërsi të Moskës
- Shërbimet e sigurisë ruse (FSB) sot kumtoi se në Ekaterinburg dhe Omsk janë arrestuar dy shtetas të huaj dhe një shtetas rus, të cilët ishin të kyçura në financimin dhe rekrutimin terrorist të cilët kanë marrë pjesë në sulm, që ka ndodhur me 22 mars në sallën e koncerteve "Krokus", në afërsi të Mosës.
- Post By Fami Bajrami
- 19:00, 4 prill, 2024
Moskë, 4 prill 2024 (MIA) - Shërbimet e sigurisë ruse (FSB) sot kumtuan se në Ekaterinburg dhe Omsk janë arrestuar dy shtetas të huaj dhe një shtetas rus të cilët ishin të kyçur në financimin dhe rekrutimin terrorist të cilët kanë marrë pjesë në sulmin e ndodhur me 22 mars në sallën e koncerteve "Krokus" në afërsi të Moskës.
Palët e arrestuara janë nga rajoni i Azisë Qendrore, transmetojnë mediat ruse.
FSB zbuloi se "dy prej të arrestuarve kanë transferuar të hollla për blerjen e armëve të zjarrit dhe automjeteve të përdorura në sulmin terrorist, ndërsa i treti ishte i përfshirë drejtpërdrejt në rekrutimin e bashkëpuntorëve në sulmin terrorist dhe financimin e autorëve të tij". rq/
Foto: arkivi i MIA-s