• e hënë, 23 dhjetor 2024

„Fronteks“: Rreth 330.000 persona vitin e kaluar janë përpjekur në mënyrë ilegale të hyjnë në BE, duke mos i llogaritur refugjatët ukrainas

„Fronteks“: Rreth 330.000 persona vitin e kaluar janë përpjekur në mënyrë ilegale të hyjnë në BE, duke mos i llogaritur refugjatët ukrainas

Varshavë, 14 shkurt 2023 (MIA) - Rreth 330.000 persona kanë tentuar në mënyrë ilegale të hyjnë në BE vitin e kaluar, që është rekord për gjashtë vitet e fundit, publikoi në Varshavë agjencia e BE-së për rojën kufitare dhe bregdetare "Fronteks", njofton DPA. 

Kjo statistikë nuk i merr parasysh refugjatët e Ukrainës të cilët hyjnë në BE, potencon agjencia evropiane.

Muajin e kaluar janë regjistruar gjithsej 13.200 kalime ilegale në kufijtë e Bashkimit Evropian, që është për 12 për qind më pak se janari i vitit të kaluar. SIpas "Fronteksit", ulja mund të shpjegohet me kushtet e këqija të motit, veçanërisht nëpër rutat detare.

Emigrantët ilegalë të cilët hyjnë në BE përmes Ballkanit Perëndimor përbëjnë 43 për qind. Në të njëjtën kohë, përpjekjet për të hyrë në Mesdheun perëndimor, për shembull nga Maroku në Spanjë, thuajse janë përgjysmuar.

Ulje prej 82 për qind është vërejtur në rutën nëpër Afrikën Perëndimore, që niset nga Maroku dhe mbërrin në Ishujt Kanare. Krahas kushteve të këqija të motit, ulja e konsiderueshme e emigrantëve ilegalë të cilët e shfrytëzojnë këtë rutë i referohet edhe patrullave të rritura dhe masave parandaluese, veçanrisht në Marok, nënvizon Fronteksi.

Nga ana tjetër, numri i kalimeve ilegale përgjatë rutës qendrore mesdhetare, për shembull nga Libia dhe Tunizia përmes Sicilisë dhe Maltës është rritur për 49 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR