Fridrih Merc i mbështeti negociatat për tregti të lirë me SHBA-në
- Lideri i opozitës konservatore gjermane, Fridrih Merc e mbështeti tentimin e ri për të negociuar për marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:52, 2 janar, 2025
Berlin, 2 janar 2025 (MIA) - Lideri i opozitës konservatore gjermane, Fridrih Merc e mbështeti tentimin e ri për të negociuar për marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në, lajmëroi DPA.
Në intervistë për agjencinë gjermane, Merc tha se ekonomia gjermane do të përballet me sfida nën kryesimin e presidentit të ri amerikan, Donalld Tramp, por se përgjigja duhet të jetë kthimi i konkurrencës së Gjermanisë dhe Evropës, dhe jo imponim të tarifave.
"Na nevojitet agjendë pozitive me SHBA-në, e cila do të jetë në dobi edhe për konsumatorët amerikanë edhe për ata evropianë. Nisma e re evropiano-amerikane për tregti të lirë mund ta parandalojë imponimin e doganave", tha Merc, i cili është favorit për kancelar të ri mes trashëguesve të Olaf Sholcit", transmetojnë mediumet britanike.
Tramp, i cili duhet ta marrë funksionin një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve federale në Gjermani, i ndërpreu negociatat për marrëvehsjen e propozuar tregtare mes BE-së dhe SHBA-së gjatë mandatit të tij të parë dhe në vend të assaj filloi seri të kontesteve tregtare me BE-në.
Para zgjedhjeve në SHBA në vitin 2024, Tramp deklaroi se do të vendosë dogana të larta për mallrat nga BE-je, që posaçërisht do të ndikojë ndaj ekonomisë gjermane, duke pasur parasysh se SHBA-ja është blerësi më i madh i produkteve gjermane. ab/
fotо:МIА arkivi