• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fredi Beleri në burg, KQZ konfirmoi mandatin e tij si kryetar i Himarës

Fredi Beleri në burg, KQZ konfirmoi mandatin e tij si kryetar i Himarës

Tiranë, 25 maj 2023 (MIA) - Qëndrimi në burg i Fredi Belerit me akuzën e blerjes së votave nuk ka ndikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Shqipërisë.

"Kryetari i komisionit, Ilirian Çelibashi, pasditen e sotme i dha mandatin për kryetar të Himarës, i cili u zgjodh më 14 maj. Vendimi nuk u mbrojt dhe as nuk u kundërshtua nga përfaqësuesit e partive politike në KQZ, njoftoi Ora njuz.

Më herët gjatë ditës avokatët e Belerit dhe të të arrestuarit tjetër Pandeli Kokaveshi kanë bërë denoncim duke kërkuar lirimin e tyre nga qelia e burgut në të cilën ndodhen që prej datës 12 maj.

"Beleri kërkon ndërprerjen e çështjes, duke pretenduar se nuk ka prova që e implikojnë në krimin për të cilin akuzohet. Kokaveshi kërkon një masë më të lehtë se “arrest me burg”, me argumentin se gjendja e tij shëndetësore ia rrezikon jetën në izolim. Prokuroria pretendon se ka prova për përfshirjen e Bellerit në blerjen e votave në Himarë. Sipas dosjes së hetimit, ka qenë një agjent i infiltruar që ka folur me të natën e 12 majit për të marrë 3600 euro në këmbim të 8 votave, thekson televizioni.

Sipas analistëve, të kërkuar për mendim, që nga momenti i certifikimit të mandatit, Fredi Beleri konsiderohet kryetar bashkie, por qeveria mund të marrë vendim për shkarkimin e tij, nëse nuk bën betimin brenda tre muajve, sepse nuk mund të kryejë detyrat e tij nga burgu.

Megjithatë, ata shtojnë se gjërat mund të ndryshojnë nëse Gjykata e Apelit vendos vazhdimin e hetimeve dhe shfuqizimin e masës së burgut me arrest shtëpie ose të mbrohet nga liria, gjë që do ta lejojë të kryejë detyrën e kryetarit të Bashkisë Himarë.

Pas çështjes “Beleri”, ka pasur një sërë reagimesh nga Athina zyrtare me kërkesë për lirimin e tij dhe paralajmërim se kjo mund të ndikojë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR