Frederiksen të premten i fillon negociatat për formimin e qeverisë së re
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:21, 2 nëntor, 2022
Kopenhagë, 2 nëntor 2022 (MIA) – Mete Frederiksen, e cila sot dha dorëheqjen në funksionin kryeministre daneze pas zgjedhjeve të parakohshme, e para që do të ketë shansin të formojë qeveri të re.
Frederikseni për TV2 deklaroi se të premten, në rezidencën e saj zyrtare në veri të Kopenhagës, do të fillojë negociatat dhe në to do të ftojë të gjitha partitë, si dhe përfaqësues nga Grenlanda dhe Ishujt Faroe.
Frederikseni nuk dëshiron më të drejtojë Danimarkën me një qeveri të pakicës, por synon një bashkëpunim më të gjerë brenda qendrës politike.
Ajo sot paraprakisht ia dorëzoi dorëheqjen mbretëreshës dhe në këtë rast deklaroi se po fillon të shqyrtojë mundësinë e një koalicioni përmes qendrës politike.
Negociatat pritet të zgjasin pasi edhe miqtë dhe armiqtë e Frederiksenit dyshojnë për një koalicion të tillë, duke e bërë rezultatin të pasigurt.
Blloku i krahut të majtë, pjesë e të cilit është edhe Partinë Socialdemokrate, fitoi 90 vende, që është shumica më e vogël e mundshme në parlamentin me 179 vende.
Blloku i krahut të djathtë fitoi 72 vende dhe partia e sapothemeluar e qendrës fitoi 16 vende. ar/