Frederiksen: Duhet t'i sjellim Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor më afër Evropës
- Duhet t'i ndërmarrim hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit me Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që t'i sjellim këto vende më afër Evropës, porositi sot kryeminitrja daneze, Mete Frederiksen gjatë prezantimit të prioriteteve të Kryesimit danez me Këshillin e BE-së para anëtarëve të Parlamentit evropian.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:58, 8 korrik, 2025
Strasburg, 8 korrik 2025 (MIA) - Duhet t'i ndërmarrim hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit me Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që t'i sjellim këto vende më afër Evropës, porositi sot kryeminitrja daneze, Mete Frederiksen gjatë prezantimit të prioriteteve të Kryesimit danez me Këshillin e BE-së para anëtarëve të Parlamentit evropian.
"Me afrimin e këtyre vendeve drejt Evropës, mund t'u ndihmojmë të përforcohen dhe të realizojnë rritje, si dhe ta bëjnë BE-në akoma më të fuqishme", theksoi Frederiksen.
Sipas saj, fjalët e Zhan Monesë se kur Evropa do të përballet me krizë, do të gjejë mjaft zgjidhje për atë krizë, ost duke më të vërteta se kurdo herë.
Ajo theksoi se Parlamenti evropian dhe vendet anëtare të BE-së e ndajnë përgjegjësinë për arritjen e kompromiseve të vërteta për sfidat dhe ato zgjidhje duhet të jenë në interes për të gjithë - qytetarët, biznesetm sindikatat dhe shoqërinë civile.
Ajo theksoi se prioritetet kryesore në të cilat do të punojë kryesimi danez me Këshillin e BE-së do të jenë të kahëzuara drejt ndërtimit të një Evrope të sigurt, konkurruese dhe të gjelbër.

Sipas saj, BE-ja duhet t'i rrië sshpenzimet për mbrojtje në kushte të kanosjeve nga Lindja, nga Rusia, e cila tashmë nuk punon e vetme, që po shihet në Ukrainë për ku siguron ushtarë nga Koreja e Veriut, raketa nga Irani dhe teknologji ushtarake nga Kina.
Sipas saj, si pjesë e përpjekjeve për përforcim të sigurisë së vet, BE-së i nevojitet edhe përforcim i kufijve të jashtëm për përballje me emigracionin, ulje e valës së emigrantëve në Evropë dhe vendosje të një mekanizmi efikas për kthimin e tyre.
Frederiksen theksoi se në kushte kur BE-ja po përballet me rregullativa të shumta, shpenzime të larta për energji, kufizim të dukshëm të inovacioneve dhe invetimeve dhe ulje të fuqisë së punës, ajo duhet t'i thjeshtëssojë rregullat, ta ulë burokracinë për kompanitë dhe individët evropianë, ta përforcojë konkurrencën dhe t'i rrisë inovacionet në teknologjinë moderne, por me atë rast të mbajë llogari edhe për mirëmbajtjen e stabilitetit demokratik.
Sipas Frederiksen, në kohë kur miliarda njerëz në botë tashmë i ndjejnë pasojat nga ndryshimet klimatike, të cilat sjellin kuhste ekstreme të motit dhe çojnë drejt emigracionit dhe varfërisë, nevojitet një tranzicion ambicioz global i gjelbër me qëllime klimatike qartësisht të konfirmuara.
Frederiksen stoi se në këto çaste të jashtëzakonshme duhet tI besohet Evropës, e cila tashmë nuk do të fshihet prapa të tjerëve, por do të jetë e gatshme bashkarissht ta mbrojë veten.
"Eja të ndërtojmë një Evropë më të fuqishme", konkludoi Frederiksen në fjalimin para Parlamentit evropian. ab/
Foto: Parlamenti evropian