• e enjte, 04 dhjetor 2025

Frederiksen: Dronët në aeroportin në Kopenhagë janë një "sulm serioz"

Frederiksen: Dronët në aeroportin në Kopenhagë janë një

Kopenhagë, 23 shtator 2025 (MIA) - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen deklaroi se dronët që e penguan punën e aeroportit në Kopenhagë paraqesin "sulmin më serioz ndaj infrastrukturës kritike të Danimarkës deri tani", transmetoi sot agjencia gazetareske Ricau.

"Kjo tregon diçka për kohën në të cilën jetojmë dhe për atë që si shoqëri duhet të jemi të gatshëm. Gjithsesi, nuk përjashtojmë asnjë mundësi për atë se kush qëndron pas kësaj, shtoi ajo.

Frederiksen theksoi se incidenti është në përputhje me incidentet e fundit me dronë, ndërprerjet e hapësirës ajrore dhe sulmet kibernetike në aeroportet evropiane.

Ngritjet dhe uljet në aeroport u ndaluan përkohësisht pasi dy deri në tre dronë u panë pranë aeroportit vonë natën e kaluar. Disa fluturime u devijuan.

Hetuesi i policisë së Kopenhagës, Jens Jespersen, tha në një konferencë për shtyp sot në mëngjes se, bazuar në numrin dhe madhësinë e dronëve, si dhe në kohën e incidentit, autoritetet besojnë se një "operator i aftë" me siguri qëndron pas sulmit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR