• e hënë, 23 dhjetor 2024

Frederiksen: Danimarka do të dërgojë të gjithë artilerinë e saj në Ukrainë

Frederiksen: Danimarka do të dërgojë të gjithë artilerinë e saj në Ukrainë

Mynih, 18 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen sot paralajmëroi se Danimarka do të dërgojë të gjithë artilerinë e saj në Ukrainë dhe u bëri thirrje vendeve evropiane që të furnizojnë forcat e armatosura ukrainase me municion dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore, sepse “tani ata kanë më shumë nevojë”.

Duke folur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ajo u ankua se nuk kishte "ndjenjë të mjaftueshme urgjence" në diskutimet e konferencës mbi transferimet e armëve, të cilat Ukrainës "i duhen menjëherë".

Frederiksen tha se liderët evropianë shpesh theksojnë problemet e prodhimit si një pengesë kryesore për rritjen e ofertës dhe tani po hapin kompani të reja mbrojtëse për nevojat e ardhshme.

“Por Ukraina nga ne kërkon artileri dhe municione tani”. Dhe për këtë arsye më vjen keq, miq, por në Evropë ka pajisje ushtarake. Nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin. Ne kemi armë, kemi municione dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ato duhet të dërgohen në Ukrainë," tha Frederiksen.

Ajo tha gjithashtu se pavarësisht se çfarë po ndodh aktualisht në SHBA, Evropa duhet të marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj:

“Duhet të bëjmë më shumë”, shtoi Frederiksen. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR