• e premte, 05 dhjetor 2025

Franca shpalli nivel të lartë alarmi për shkak të gripit të shpendëve

Franca shpalli nivel të lartë alarmi për shkak të gripit të shpendëve

Paris, 21 tetor 2025 (MIA) - Autoritetet franceze e kanë rritur nivelin e alarmit për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve nga mesatare në të lartë, dhe kërkuan nga fermerët e shpendëve në mbarë vendin të mbajnë shpendët në ambiente të mbyllura, duke paralajmëruar se Evropa po përballet me epidemi sezonale të kësaj sëmundjeje. 

"Vendimi me të cilën theksohet rritja e nivelit të alarmit nga mesatare në të lartë është lëshuar pas dëshmive për infeksione te shpendët e egër migrues në Evropë, përfshirë Francën, si dhe epidemi të konfirmuara në disa ferma shpendësh", njoftoi Ministria franceze e Bujqësisë.

Në njoftimin e Ministrisë franceze të Bujqësisë konfirmohet se deri tani janë zbuluar dy epidemi të gripit të shpendëve në fermat franceze të shpendëve dhe tre në mbarështuesit shtepiak.

Rasti i parë i gripit të shpendëve u zbulua nga mesi i tetorit në një fermë fazanësh dhe thëllënza në veri të Francës. 

Gripi i shpendëve me patogjenietet të lartë është sëmundje sezonale që përhapet nga shpendët migrues, që shpesh i detyron mbarështuesit në mbarë botën të asgjësojnë dhjetëra miliona shpendë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR