• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Franca së shpejti në Kushtetutë mund ta vendosë të drejtën e abortit

Franca së shpejti në Kushtetutë mund ta  vendosë të drejtën e abortit

Paris, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kushtetutën franceze së shpejti mund të vendoset e drejta e abortit.

"Qeveria e qendrës së djathtë paraqiti sot një projekt-ligj në favor të asaj mase”, tha zëdhënësi i qeverisë Olivie Veran.

Të dyja dhomat e Parlamentit kanë shprehur më parë mbështetjen për mbrojtjen kushtetuese të së drejtës për abort.

Në Francë nga viti 1975 është lejuar aborti deri në javën e dhjetë të shtatzanisë.

Që atëherë është ndryshuar ligji, sipas të cilit, të gjitha gratë mundë të abortojnë deri në javën e 14-të të shtatzanisë, ndërsa shpenzimet e procedurës mbulohen nga sigurimi shëndetësor. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR