Franca pret që vendet arabe ta dënojnë Hamasin në konferencën në Nju-Jork
- Qeveria franceze pret që vendet arabe ta dënojnë lëvizjen islamiste palestineze Hamas në konferencën dyditore të nivelit të lartë në Nju-Jork, kushtuar konfliktit izraelito-palestinez, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:53, 28 korrik, 2025
Paris, 28 korrik 2025 (MIA) - Qeveria franceze pret që vendet arabe ta dënojnë lëvizjen islamiste palestineze Hamas në konferencën dyditore të nivelit të lartë në Nju-Jork, kushtuar konfliktit izraelito-palestinez, lajmëroi DPA.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro, në intervistë për edicionin javor të gazetës "Tribjun", dekalroi se dënimi i këtillë do të ishte i pari i këtij lloji dhe do të çonte drejt izolimit të plotë ndërkombëtar të Hamasit.
Konferenca është në organizim të Francës dhe Arabisë Saudite dhe do të fokusohet në mundësitë për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
Hamasi e mori kontrollin ndaj Rripit të Gazës në vitin 2007. Pas sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, kur u vranë civilë, armata izraelite filloi operacion ushtarak për eliminim të lëvizjes islamiste.
Baro shtoi se në konferencë, vendet evropiane do ta konfirmojnë qëndrimin e tyre për njohje të shtetit palestinez. "Gjysma e shteteve evropiane tashmë e njohën Palestinën. Të tjerat po mendojnë seiozisht për atë", tha Baro. ab/
Fotо: arkivi