• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Franca ka dërguar një tjetër luftanije në rajonin e Lindjes së Mesme

Franca ka dërguar një tjetër luftanije në rajonin e Lindjes së Mesme

Paris, 25 janar 2024 (MIA) - Franca po rrit praninë e saj ushtarake në ujërat e Lindjes së Mesme duke dërguar një tjetër luftanije të tretë në zonë për të siguruar një mision "sigurie detare", njoftoi sot armata franceze.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor, kryengritësit jemenas huthët, në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, kanë sulmuar anijet që ata besojnë se janë të lidhura me Izraelin. Huthët thonë se po e bëjnë këtë në solidaritet me palestinezët në Gaza.

Anija franceze "Alzas" synon të monitorojë sigurinë e anijeve tregtare.

"Anija "Alzas" kaloi Kanalin e Suezit javën e kaluar për të arritur në Detin e Kuq, ku do të kryejë një mision sigurie detare", shtoi Shtabi i Përgjithshëm i armatës franceze.

Për shkak të sulmeve në Detin e Kuq, tregtia ndërkombëtare është ngadalësuar, pasi 12 për qind e trafikut të tregtisë detare në botë kalon përmes ngushticës Bab el Mandeb. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR