• e shtunë, 23 nëntor 2024

Franca e emëroi Rene Trokazin si të dërguar spacial për Ballkanin Perëndimor

Franca e emëroi Rene Trokazin si të dërguar spacial për Ballkanin Perëndimor

Beograd, 30 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës njoftoi se e ka emëruar Rene Trokazin si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se kjo është në përputhje me përfshirjen e rritur të Francës në rajon, në kontekst të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

I dërguari special Trokaz do të jetë i përfshirë në çështjet më të rëndësishme nga politika rajonale, në koordinim me kolegët e tij evropianë dhe amerikanë, shkruan RTK. 

"I dërguari special do të përfshihet në çështjet më të rëndësishme të politikës rajonale, në koordinim me kolegët e tij evropianë dhe amerikanë. Ai do të monitorojë edhe nismat për bashkëpunim rajonal, veçanërisht procesin e Berlinit", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Këtë e bëri të ditur vetë diplomati i sapoemëruar Rene Trokaz në një publikim në platformën "X".

"Prej sot jam i emëruar si i dërguar special për Ballkanin (nga Ministria e Punëve të Jashtme). Është emëruar i dërguar special për Ballkanin", shkroi Trokaz. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR