Franca dërgon 40 tonë ndihmë humanitare në Gazë
- Ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro, deklaroi se vendi i tij do të dërgojë katër fluturime me dhjetë tonë ndihmë humanitare. Aeroplanët do të ngrihen nga Jordania.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:33, 1 gusht, 2025
Paris, 1 gusht 2025 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro, deklaroi se vendi i tij do të dërgojë katër fluturime me dhjetë tonë ndihmë humanitare. Aeroplanët do të ngrihen nga Jordania.
"Kjo është ndihmë humanitare urgjente, por nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh situatën "e tmerrshme" atje", deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme për radion Fransinfo.
Organizata globale për mbik[qyrje të ushqimit të martën deklaroi se në Rripin e Gazës po zhvillohet një skenar urie. Popullsia është gjithnjë e më e uritur, fëmijët nën pesë vjeç po vdesin nga shkaqe të lidhura me urinë, ndërsa qasja humanitare në enklavën palestineze është e kufizuar rëndë.
Foto: Arkivi i MIA-s