• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fotografia e palestinezes me një trup të përqafuar të një vajze e ka fituar "World Press Photo"

Fotografia e palestinezes me një trup të përqafuar të një vajze e ka fituar

Amsterdam, 18 prill 2024 (MIA) - Fotografia e palestinezes, e cila e mban trupin e një vajze të vrarë në një sulm izraelit në Rripin e Gazës të shkatërruar, e ka fituar çmimin e "World Press Photo".

Çmimin e ka marrë fotografi i Rojtersit, Mohamed Salem, për fotografinë e bërë në morgun e spitalit "Naser" në Kan Junis, më 17 tetor të vitit 2023.

Në fotografi Inas Abu Mamar e mban trupin e mbesës së saj pesëvjeçare Sali, e cila ka vdekur së bashku me nënën dhe motrën e saj.

Trupi i vajzës, që e mban në përqafim të 36 vjeçares, është i mbështjellur në një pëlhurë të bardhë.

Duke e publikuar fituesin e "World Press Photo", selia e së cilës është në Amsterdam, e theksoi rëndësinë nga njohja e rreziqeve me të cilat përballen gazetarët që raportojnë nga konfliktet. Në luftën mes Izraelit dhe Hamasit , e cila ka shpërthyer pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, deri më tani kanë humbur jetën 99 gazetarë, përkujton Hina.

Salem, palestinez 39-vjeçar, punon për Rojters që nga viti 2003. Ai e ka fituar çmimin e njejtë në vitin 2010. Juria tha se fotografia e tij fituese në vitin 2024 ishte "e kompozuar me kujdes dhe respekt, duke ofruar një pasqyrë metaforike dhe tekstualisht verifikim fjalë në humbjen e paimagjinueshme".

Ndjeva se fotografia përmbledh kuptimin më të madh të asaj që po ndodhte në Rripin e Gazës, tha Salem kur fotografia u publikua për herë të parë në nëntor. “Njerëzit ishin të hutuar, duke vrapuar nga një vend në tjetrin, të paduruar për të ditur fatin e të dashurve të tyre dhe ajo grua më ra në sy duke mbajtur trupin e një vajze të vogël që nuk donte ta lëshonte”, tha ai.

Juria e zgjodhi forografinë fituese mes 61.062 fotografi nga 3.851 fotografë nga 130 vende. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR