• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Formohet Qendra e NATO-s për mbrojtjen e infrastrukturës nëndetare

Formohet Qendra e NATO-s për mbrojtjen e infrastrukturës nëndetare

Bruksel, 16 qershor 2023 (MIA) - Në Nortvud, në veriperëndim të Londrës, NATO hapi sot Qendrën e re  për mbrojtjen e tubacioneve dhe kabllove nëndetare.

"Kërcënimi po zhvillohet. Anijet ruse po hartojnë në mënyrë aktive infrastrukturën tonë kryesore nënujore. Ka shqetësime në rritje se Rusia mund të synojë kabllot nëndetare dhe infrastrukturën tjetër kyçe në një përpjekje për të prishur jetën në Perëndim", tha koloneli i përgjithshëm Hans-Verner Virman.

Aleanca e Atlantikut të Veriut u detyrua të ndërmarrë veprime pas një sulmi të dukshëm në dy tubacione gazi në fund të Detit Baltik shtatorin e kaluar. Sabotimi i këtyre tubacioneve, të ndërtuara për të transportuar gazin natyror rus në Gjermani, është ende nën hetim. Askush nuk është akuzuar zyrtarisht, por NATO-ja që atëherë ka rritur praninë e saj në Detin Baltik dhe atë të Veriut.

Rreth 8,000 kilometra tubacione nafte dhe gazi kalojnë vetëm përmes Detit të Veriut dhe sistemet dhe rrjetet nuk mund të monitorohen 24 orë në ditë. Rreth 100 incidente të prerjes së kabllove raportohen në mbarë botën çdo vit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR