• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat ukrainase: Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë

Forcat ukrainase: Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë

Kiev, 18 mars 2023 (MIA) - Sulmet ruse kanë vazhduar mbrëmë dhe sot në Ukrainë edhe pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare penale për të dhënë urdhër për arrestimin për presidentin rus Vlladimir Putin i cili dyshohet për krime lufte në Ukrainë.

Ukraina mbrëmë u sulmua nga 16 dronë rusë, njoftuan sot përmes Telegramit forcat ajrore ukrainase.

Komanda e tyre gjithashtu bëri të ditur se edhe 11 nga 16 dronë u rrëzuan në zonat qendrore, perëndimore dhe lindore.

Cak ka qenë kryeqyteti i Kievit dhe provinca perëndimore e Lvivit.

Shefi i administratës së qytetit të Kievit, Serhij Popko, deklaroi se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjithë dronët që shkonin drejt kryeqytetit ukrainas, ndërsa guvernatori i rajonit të Lvivit, Maksim Kozicki, tha sot se tre nga gjashtë dronët u rrëzuan, ndërsa tre të tjerët goditën qarkun që kufizohet me Poloninë.

Sipas forcave ajrore ukrainase, sulmet u kryen nga bregu lindor i detit Azov dhe nga provinca ruse Brijansk e cila kufizohet me Ukrainën. 


 

 






QËNDRONI TË LIDHUR