• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat ukrainase përparuan drejt Bahmutit

Forcat ukrainase përparuan drejt Bahmutit

Kiev, 7 korrik 2023 (MIA) - Forcat ukrainase kanë përparuar me më shumë se një kilometër pranë qytetit lindor të Bahmutit, tha sot zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Serhej Çerevati.

Kjo është e fundit në një seri deklaratash të Kievit se kundërofensiva e qershorit tashmë ka filluar të japë gradualisht rezultate. Këto raporte janë në kontrast të plotë me pikëpamjen ruse për zhvillimin e situatës rreth Bahmutit.

"Forcat e mbrojtjes e mbajtën nismën, kryejnë presion ndaj armikut, kryejnë sulme dhe përparojnë drejt krahut verior dhe jugor", tha Çerevati, duke shtuar se një ditë më parë forcat ukrainase kanë përparuar më shumë se një kilometër.

Në afërsi të fshatit Klishçiivka, në jugperëndim të Bahmutit, forcat ukrainase vunë re "sukses të pjesshëm".

Marrja e fshatit do t'u ndihmojë forcave ukrainase ta kthejnë kontrollin ndaj Bahmutit, qytet të cilin forcat ruse e ndërmorën në maj pas 10 muajve luftime.

Forcat ruse e mbajnë Bahmutin, ndërsa të dyja palët raportojnë për luftime të ashpra në atë rajon. Forcat ukrainase bëjnë përpjekje ta rrethojnë qytetin dhe deri tani ndërmorën një numër të madh të fshatrave në jug. Rezistenca e fortë dhe fushat me mina e ngadalësojnë përparimin e tyre.

Rusia ende mban nën kontroll një numër të madh të zonave në Ukrainën lindore dhe juglindore. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR