Forcat ukrainase mbrëmë rrëzuan 27 prej 36 dronëve të lansuar rusë
- Forcat ukrainase natën e kaluar kanë rrëzuar 27 dronë si pasojë e forcave ruse në jug të Ukrainës, lajmëruan në mëngjes autoritetet ushtarake në Telegram.
- Post By Fami Bajrami
- 10:01, 10 tetor, 2023
Kiev, 10 tetor 2023 (MIA)- Forcat ukrainase natën e kaluar kanë rrëzuar 27 dronë si pasojë e forcave ruse në jug të Ukrainës, lajmëruan në mëngjes autoritetet ushtarake në Telegram.
Rusia lansoi 36 dronë prej pjesës lindore në gadishullin e Krimesë të cilën e aneksoi në vitin 2014, shtohet në lajmërimin e forcave ukrainase.
Ushtria ruse e cila më 24 shkurt të vitit 2022 e filloi invazionin e saj ndaj Ukrainës, pothuajse çdo mbrëmje sulmojnë rajone të ndryshme ukrainase duke përdorur dronë dhe raketa. ss/