• e diel, 22 dhjetor 2024

Forcat ukrainase ashtu edhe ato ruse kanë kryer ekzekutime arbitrare të robërve të luftës

Forcat ukrainase ashtu edhe ato ruse kanë kryer ekzekutime arbitrare të robërve të luftës

Kiev, 24 mars 2023 (MIA) - KB-ja sot njoftoi se forcat ukrainase dhe ato ruse ekzekutuan në mënyrë të përmbledhur disa dhjetëra të burgosur lufte gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

"Ne jemi thellësisht të shqetësuar për ekzekutimin e 25 robërve rusë të luftës dhe personave jashtë konfliktit, si dhe 15 të burgosurve ukrainas të luftës”, tha udhëheqësja e misionit të KB-së për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner.

Sipas saj, KB-ja ka të dhëna për ekzekutimet ukrainase të rusëve, shpesh menjëherë pasi ata u kapën në fushën e betejës."

KB-ja është në dijeni të pesë hetimeve nga Kievi për 22 viktima, por ata nuk e dinë nëse autorët e këtyre krimeve janë ndjekur penalisht", shtoi Bogner.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se 15 robër lufte ukrainas janë ekzekutuar “menjëherë pas kapjes së tyre”, dhe 11 ekzekutime janë kryer nga grupi paramilitar rus “Vagner”, ndërsa pjesa tjetër nga forcat ruse.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit  2022, Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për keqtrajtim të të burgosurve, gjë që përbën një krim lufte.

Një raport i Misionit vëzhgues të KB-së për të drejtat e njeriut pretendoi se anëtarët e forcave të armatosura të Ukrainës i nënshtruan të burgosurit rusë të luftës ndaj kërcënimeve me vdekje, ekzekutimeve tallëse ose kërcënimeve për dhunë seksuale.

Në disa raste, rrahjet ishin "thjesht hakmarrëse", shtohet në raport.

Në raportin e KB-së dënohen gjithashtu abuzimet e vuajtura nga robërit ukrainas në duart e forcave ruse, duke përfshirë torturën, mohimin e trajtimit mjekësor që ndonjëherë rezultonte me vdekje, dhunë seksuale dhe mohim të aksesit në ujë dhe ushqim. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR