• e enjte, 27 qershor 2024

Forcat ukrainase çlirojnë fshatin Pjatihatki, suksesi i parë i frontit në Zaporozhje

Forcat ukrainase çlirojnë fshatin Pjatihatki, suksesi i parë i frontit në Zaporozhje

Kiev, 18 qershor 2023 (MIA) – Një zyrtar i emëruar nga autoritetet ruse ka pranuar sot se Ukraina ka rimarrë një fshat në rajonin jugor të Zaporozhjes, që është suksesi i tyre i parë në atë front që kur nisi kundërofensiva në fillim të këtij muaji.

Vlladimir Rogov deklaroi se forcat ukrainase kanë marrë vendbanimin Pjatihatki, ndërsa janë nën zjarr nga artileria ruse.

“'Valët' e ofensivës së armikut dhanë rezultate edhe krahas humbjeve të mëdha", ka shkruar Rogov në Telegram dhe ka shtuar se në zonë po vazhdojnë luftimet e ashpra.

Për momentin nuk ka asnjë koment nga Ukraina, ndërsa mediat botërore theksojnë se informacionet për situatën në fushëbetejë nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Foto: Telegram

QËNDRONI TË LIDHUR