• e premte, 09 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Forcat ruse po përparojnë në Kursk

Forcat ruse po përparojnë në Kursk

Moskë, 10 mars 2025 (MIA) – Forcat ruse sot bënë progres të mëtutjeshëm në rajonin Kursk si pjesë e operacionit të madh për detyrimin e mijëra ushtarëve ukrainas që të largohen nga rajoni perëndimor rus ose të dorëzohen, njoftuan blogerët ushtarak prorus.

Ushtria ukrainase mori rreth 1.300 kilometra katrorë në Kursk në gusht në një aksion të cilin Kievi e përshkroi si tentim që të fitohet “adut” për bisedimet e ardhshme dhe të detyrohet Rusia t’i zhvendosë forcat nga Ukraina lindore që ta mbrojë Kurskun.

Derisa forcat ruse po përparojnë në Kursk, Ukraina po përgatitet për bisedime me diplomatët më të lartë amerikanë në Arabinë Saudite nesër, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp po bën presion për përfundim të shpejtë të luftës.

Deri në mes të shkurtit, Rusia ka çliruar 800 kilometra katrorë nga territori i Kurskut dhe në ditët e fundit filloi ofensivë shumëpalëshe e cila kërcënon që t’i ndërpresë linjat për furnizim të Ukrainës dhe rrugëve për tërheqje.

Blogerët ushtarakë rusë njoftuan se njësitet ruse po përparojnë shpejtë drejt Kurskut nga të paktën shtatë drejtime. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR