• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat izraelite vranë një palestinez dhe plagosën katër në Nablus

Forcat izraelite vranë një palestinez dhe plagosën katër në Nablus

Nablus, 20 korrik 2023 (MIA) - Forcat izraelite vranë një dhe plagosën të paktën katër palestinezë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, në qytetin e pushtuar të Nablusit në Bregun Perëndimor, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Ministria tha se një person u vra sot para agimit, pasi luftëtarët palestinezë kumtuan se u përleshën me forcat izraelite dhe kolonët në zonën e Nablusit, raportuan mediat britanike.

Të paktën katër palestinezë pësuan plagë me armë zjarri dhe dy ishin në gjendje të rëndë, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, në ato që i përshkroi si përleshje me forcat izraelite në Nablusin lindor, një qytet verior në Bregun Perëndimor të pushtuar që tradicionalisht ka qenë një qendër e rezistencës palestineze ndaj pushtimit izraelit.

Brigadat Al-Kuds, krahu i armatosur i grupit të Xhihadit Islamik, tha se anëtarët e saj po "luftonin forcat pushtuese dhe grupet e kolonëve që sulmuan zonën e Varrit të Jozefit", duke iu referuar faltores së qytetit, në të cilën shpesh ka përleshje midis palestinezëve dhe forcave izraelite.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi vrasjen e fundit të një palestinezi, që vijoi pas sulmit nga forcat izraelite në fillim të këtij muaji në kampin e refugjatëve Xhenin që vrau 12 dhe plagosi gati 100 palestinezë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR