• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat izraelite vranë një palestinez 16-vjeçar në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë një palestinez 16-vjeçar në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 28 prill 2023 (MIA) - Forcat izraelite vranë sot një palestinez 16-vjeçar në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Vrasja ndodhi gjatë përleshjeve midis forcave izraelite dhe palestinezëve në një fshat afër Vitleem, raportuan mediat palestineze.

Ministria palestineze e Shëndetësisë e identifikoi të vrarin Mustafa Sabah dhe tha se ai u qëllua në gjoks.

Ushtria izraelite nuk e komentoi menjëherë incidentin, ndërsa në videot e postuara në rrjetet sociale shifet se si njerëzit mbanin trupin e djalit pas të shtënave.

Konfliktet mes dy kombeve u intensifikuan vitin e kaluar.

Sot në mëngjes, ushtarët izraelitë hynë në kampin e refugjatëve Xhenin dhe arrestuan disa palestinezë të dyshuar për përfshirje në sulmet ndaj izraelitëve, kumtoi ushtria.

Mediat palestineze raportuan se dy të rinj u plagosën në përleshjet që shpërthyen në kamp.

Më shumë se 97 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor që nga fillimi i këtij viti. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR