• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Forcat izraelite vranë gjashtë palestinezë në bastisjet në Xhenin dhe Rripin e Gazës

Forcat izraelite vranë gjashtë palestinezë në bastisjet në Xhenin dhe Rripin e Gazës

Tel Aviv, 20 shtator 2023 (MIA) - Forcat izraelite në 24 orët e fundit vranë të paktën pesë palestinezë në dy bastisje në Bregun Peërndimor të pushtuar dhe një në një incident të veçantë në Rripin e Gazës të bllokuar, si pjesë e përshkallëzimit të fundit të dhunës në territoret e pushtuara.

Forcat izraelite dje kanë kryer bastisje në kampin e refugjatëve Xhenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor dhe vranë katër palestinezë, ndërsa sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, në bastisje janë plagosur edhe rreth 30 persona tjerë.

Në mëngjes forcat izraelite kanë hyrë edhe në kampin e refugjatëve Akabat Xhabër në Jerihon.

Në kumtesën e armatës citohet se ushtarët kanë hapur zjarr ndaj palestinezëve të cilët kanë hedhur mjet shpërthyes ndaj tyre.

Armata izraelite nuk e konfirmoi vrasjen në Gaza, por kumtoi se "dhunuesit" janë mbledhur në afërsi të rrethojës që e ndan Gazën nga Izraeli dhe se "kanë aktivizuar seri mjetesh shpërthyese".

Armata, gjithashtu, dha vetëm disa detaje për rastet e vdekjes në Xhenin, duke pranuar se ka kryer sulm me dron. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR